image Përfshihet nga zjarri pylli i pishave në Lipjan

Kosovë

Siguri/ Përfshihet nga zjarri pylli i pishave në Lipjan

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pyll pishe është përfshirë nga zjarri, gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:11 në Lipjan, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, pylli ishte afër një depoje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin në tërësi.            

Nuk është raportuar për persona të lënduar e as për shkaktarin e zjarrit. /Gazeta Sinjali/