image Përfshihet nga zjarri një veturë në Lipjan

Siguri

Përfshihet nga zjarri një veturë në Lipjan

news image

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Leletiq të Lipjanit, raporton Gazeta Sinjali.

Në një fotografi të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se vetura është e gjitha e përfshirë nga zjarri.

Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës. Flora Ahmeti nga rajoni i Prishtinës, tha për Sinjalin se vetura ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga zjarri.

“Sipas informatave të para dyshohet që vetura është përfshirë nga flaka përderisa ka qenë në lëvizje në rrugën që lidhë fshatrat Magure – Shalë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rrethanat e rastit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për dëme të tjera as për lëndime në njerëz”, tha Ahmeti.

/Gazeta Sinjali/