image Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradë (VIDEO)

Siguri

Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradë (VIDEO)

news image

Zjarri ka kapluar një veturë në autostradën Prishtinë – Prizren, afër fshatit Duhël të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Rreth orës 20:00, është raportuar se në autostradën Prishtine – Prizren, afër Duhlës, një automjet është kapluar nga zjarri, Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në lokacion. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Zjarrfikësit kanë intervenuar për fikjen e zjarrit, kurse ekipet relevante po merren me rastin”, tha ai për Sinjalin./GazetaSinjali/