image Përfshihet nga zjarri një objekt në Prishtinë

Siguri

Përfshihet nga zjarri një objekt në Prishtinë

news image

Një objekt është kapluar nga flakët sot, rreth orës 01:21 pas mesnate, në rrugën “Rexhep Krasniqi” në lagjen “Emshir” të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi nga vendi i ngjarjes. Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.

Nga fotografitë shihet se nga zjarri është bërë shkrumb e hi pothuajse tërë kulmi i objektit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk ka persona të lënduar.

“Sot në ora 01:21, policia është njoftuar për një zjarr në një objekt në lagjen Emshir në Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se është iniciuar rasti “Incident zjarri” dhe hetuesit policor po punojnë për zbardhjen e këtij e rrethanave të rastit./Gazeta Sinjali/