Një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri shkruan Gazeta Sinjali.
Dyshohet se deri tek zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar nga ky zjarr.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 21:20, është pranuar informata për një zjarr në Rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka ftuar zjarrfikësit. Dyshimet janë ngritur se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombolë gazi. Zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për të lënduar i”, tha ai./Gazeta Sinjali/