image Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Rahovec

Siguri

Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Rahovec

news image

Është përfshirë nga zjarri kulmi i një shtëpie në fshatin Drenoc të Rahovecit, dje në mesditë, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i shtëpisë u ka thënë hetuesve policorë, se dikush ua ka vënë flakën disa livadheve dhe si pasojë, zjarri kaploi kulmin e shtëpisë së tij.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia njofton se zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve dhe nga banorët./Gazeta Sinjali/