Një banesë e pabanuar në Prishtinë është përfshirë dje nga flakët, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Shkaqet dhe dëmet e zjarrit për momentin nuk dihen.
Nuk raportohet për persona të lënduar. /Gazeta Sinjali/