image Përfshihet nga flaka Bashkësia Lokale në fshatin Shkabaj

Siguri

Përfshihet nga flaka Bashkësia Lokale në fshatin Shkabaj

news image

Sonte rreth orës 22:00 është përfshirë nga flaka Bashkësia Lokale në fshatin Shkabaj të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dyshohet se disa të rinj kanë ndezur zjarrin qëllimisht afër sistemit të energjisë elektrike në Bashkësinë Lokale.

Në vendngjarje janë zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, derisa nuk ka paraqitur rrezik për banorët.

Lidhur me ngjarjen Sinjali mëson se është lajmëruar edhe KEDS-i.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/