image Përfaqësimi i parë i Kosovës me flamurin shtetëror në garat ndërkombëtare

Sporte të tjera

Përfaqësimi i parë i Kosovës me flamurin shtetëror në garat ndërkombëtare

news image

Më 24 shkurt 2008, Kosova për herë të parë u përfaqësua me flamurin e saj shtetëror në një garë zyrtare ndërkombëtare, në Kampionatin Botëror të ekipeve të Pingpongut, që u mbajt në Kinë.

Kjo garë zgjati deri më 2 mars të atij viti, shkruan Sporti në Sinjali.

Përfaqësuesit e Kosovës në garën e meshkujve në këtë botëror ishin Besart Domaniku, Betim Sejdiu e Jeton Beqiri, ndërkaq në atë të femrave ishin Besire Domaniku, Arjeta Terstena e Blera Abazi.

Para nisjes ky ekip u prit nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, nga i cili mori dhe flamurin shtetëror të Kosovës, i cili është renditur në mes flamujve të 150 shteteve pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Pingpongut në Kinë./Sporti në Sinjali/