Real Madridi fitoi edhe zyrtarisht titullin e La Ligas pas triumfit ndaj Espanyolit 4-0.
Madrilenët fituan titullin për herë të 35-të në histori, së paku nëntë më shumë sesa përcjellësi i dytë, që është Barcelona me 26 tituj të La Ligas, transmeton Sinjali Sport.
Karim Benzema ishte njëri nga realizatorët e fitores 4-0, duke shënuar golin e fundit të ndeshjes pasi u inkuadrua në pjesën e dytë
Sulmuesi francez arriti golin e tij të 26-të në La Liga dhe të 42-të në të gjitha garat këtë sezon me Real Madridin.
Pas triumfit të sotëm, presidenti i klubit të Real Madridit, Florentino Perez e ka mbështetur francezin për ta fituar Topin e Artë.
“Askush nuk dyshon për Topin e Artë të Benzemës tani, nuk mund t’ia heqin atë.
“Benzema do ta fitojë Topin e Artë dhe duhet ta kishte fituar më parë. E gjithë bota e di këtë”, deklaroi Perez.