image ‘Përdorin kodin e mafies’, Berisha: Duan të më burgosin, por s’gjetën asnjë fakt kundër meje

Politikë

‘Përdorin kodin e mafies’, Berisha: Duan të më burgosin, por s’gjetën asnjë fakt kundër meje

news image

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka asnjë fakt apo provë për ta burgosur atë, edhe pse sipas tij kjo është ajo që qeveria do të bëjë.

Sipas Berishës, arsyeja se përse duan ta burgosin, është sepse janë të tmerruar, teksa shtoi se për ta goditur “përdorin kodin e mafies”.

Fjala e Berishës:

Nuk e kam fjalën këtu vetëm për kërkesën e fundit për arrestimin e Sali Berishës. Simptomat e kësaj sëmundje kanë kohë që janë shfaqur me kosto shumë të lartë për Shqipërinë.

Një i dënuar që sot është në burg, McGonigal, zyrtari ndër më të lartët i kundërzbulimit amerikan, korruptohet nga Edi Rama dhe shpall Sali Berishën non-grata, kur e vërteta ishte se nuk kishin asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje.

Në sytë e të gjithë botës i vidhet vula PD-së, kur e vërteta është se shumica e demokratëve në dy palë zgjedhje dhe tre votëbesimi, kanë zgjedhur Sali Berishën si liderin e opozitës demokratike.

Nga tmerri që kanë prej tij, ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit. E vërteta është se koalicioni e kishte zgjedhur kryetar të tij.

Tani duan dhe të burgosin Sali Berishën, por e vërteta është se për të bëtë këtë nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt dhe nuk do kenë kurrë.

Dhe për këtë ju rikujtoj se unë nuk jam as i akuzuar, jam thjesht një person nën hetim, për të cilin pas tre vitesh hetimi shterrues nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje.

Me këtë rast, shtoj se me akuzën që bëjnë se Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe dhëndri im, ka marrë në përputhje me çdo procedurë ligjore, pronë të trashëguar 410 metra tokë, nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër tokë që kanë marrë të kthyer ose të kompensuar, mbi gjysmë milioni shqiptarë.

Me këtë akuzë faktojnë dhe provojnë dështimin e tyre total, të turpshëm dhe përfundimtar ndaj Sali Berishës”, tha ai.

/GazetaSinjali/