image E pazakontë: Stafi i aeroportit kapet duke vjedhur para e gjëra me vlerë në çantat e pasagjerëve

Botë

E pazakontë: Stafi i aeroportit kapet duke vjedhur para e gjëra me vlerë në çantat e pasagjerëve

news image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami në Florida, ku kamerat e sigurisë kanë kapur dy punonjës të Administratës së Sigurisë së Transportit në aeroport duke vjedhur në çantat e pasagjerëve, gjatë kontrollit të sigurisë, ose të paktën këto janë dyshimet e policisë, e cila tashmë i ka arrestuar të dyshuarit.

Duke përfituar nga fluksi i pasagjerëve ata fusnin duart në çantat e tyre dhe merrnin para dhe sende me vlerë.

Arrestimi i dy oficerëve të kapur nga kamerat e sigurisë u bë në korrik dhe ata po përballen me akuzat për vjedhje, që sipas policisë dyshohet se ka ndodhur ndër vite, teksa kohëve të fundit janë publikuar edhe pamjet. Vetë oficerët e sigurisë janë deklaruar të pafajshëm.

Ky konsiderohet një rast i pazakontë, sipas policisë, për faktin se oficerët e kanë ditur që janë 24 orë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

/GazetaSinjali/