Një zjarr ka përfshirë pjesën elektrike në hyrje të një banese në rrugën “Ahmet Gashi”, në Prishtinë.
Zjarrfikësit dhe as Policia ende nuk kanë dal në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, sipas një video të siguruar nga KosovaPress, banorët janë në panik.
Gjithashtu, ende nuk dihen shkaqet dhe as dëmet e shkaktuar nga ky zjarr.