image Përballja me qen të egër, paralajmërimi i Trump që solli në mendje terrorin racor

Botë

Përballja me qen të egër, paralajmërimi i Trump që solli në mendje terrorin racor

news image

Një fotografi e Associated Press është marrë më 3 maj 1963 në Birmingham, Ala., Eugene “Bull” Connor, ku forcat policore mësyjnë me qen ndaj protestuesve paqësor me ngjyrë të të drejtave civile.

Pamjet asokohe tmerruan lexuesit në të gjithë vendin.

Imazhet që simbolizonin brutalitetin e racizmit amerikan u rikthyen në kohë kur Presidenti Trump lëshoi një kërcënim të tillë të shtunën për të paralajmëruar turmat që protestonin për vdekjen e George Floyd, 46-vjeçar i cili vdiq pasi një oficer i bardhë i policisë së Minneapolisit e shtypi me gju në qafë.

Nëse protestuesit do të kishin provuar të shkelnin gardhin e Shtëpisë së Bardhë të premten, Trump deklaroi në Tëitter se ata do të ishin përballur me qentë më të egër dhe armët më të rrezikshme që kanë parë ndonjëherë.

Vërejtjet u pritën me zemërim në shumë lagje. Reagim të ashpër pati edhe nga kryetari i bashkisë D.C Muriel Bowser, i cili tha se presidenti kishte “lavdëruar dhunën” duke kujtuar disa nga imazhet më të këqija në historinë e të drejtave civile./ Gazeta Sinjali/