Fanellat e Lionel Messit tashmë po fluturojnë nga raftet në Paris pas ardhjes së yllit argjentinas.
Një arsye që ai sjellë kaq shumë para është kërkesa për fanellat me emrin e tij në anën e pasme.
Pasi nënshkrimi i tij u bë zyrtar, PSG u përmbyt me porosi për fanella të reja të stolisura me numrin e ri të Messit 30.
Sipas, Diario AS, PSG shiti më shumë se 150,000 fanella të tilla në vetëm shtatë minuta.
Duke pasur parasysh se fanella më të lirë e meshkujve me Messin në shpinë është 158 euro, kjo arrin në afërsisht 23.7 milionë euro në shitje të fanellave në shtatë minuta, edhe pse shifra do të jetë pak më pak se ajo për shkak të zbritjes në madhësitë e grave dhe fëmijëve.
Sidoqoftë, PSG nuk i merr ato para, raporton Espana, përcjell Gazeta Sinjali Sporti.
Gjigantët francezë kanë një marrëveshje me kompaninë Nike ku ata marrin 80 milionë euro paraprakisht çdo vit, në vend të 10-15 për qind që klubet marrin nga shitjet përfundimtare./GazetaSinjaliSporti/