image Për të pestën herë Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Kosovë

Për të pestën herë Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

news image

Drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Kosova po i vendos Petkoviqit, i cili është edhe kryenogociator i palës serbe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Novosti, transmeton Gazeta Sinjali.

Petkoviq, mëngjesin e sotëm ka qenë në vendkalimin kufitar në Merdare, por i është penguar hyrja.

Bëjmë të ditur se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë më 13 janar, 16 prill, 3 shtator dhe 23 nëntor vetëm këtë vit.

Ndalimi i ri vjen vetëm disa ditë pasi BE u kërkoi autoriteteve të Kosovës të respektojnë marrëveshjet dhe të lejojnë hyrjen e Petkoviqit.

Ndërkaq, ditë më parë katër ministrave të Republikës së Kosovës, nga autoritetet serbe u është ndaluar vizita që kishin planifikuar të bënin në Luginën e Preshevës./GazetaSinjali/