Për të gjashtën herë ka dështuar votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Pro këtij projektligji që është pritur të votohet sot në Kuvendin e Kosovës, kanë qenë vetëm 58 deputetë.
Janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës ata që nuk kanë marë pjesë në votim.
“Janë vetëm 58 vota, rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci./ Gazeta Sinjali /