image Për shkak të punimeve në rrjet, nesër një pjesë e Prishtinës do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë

Sociale

Për shkak të punimeve në rrjet, nesër një pjesë e Prishtinës do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë

news image

KEDS përmes një komunikate për media, njofton që më datë 27 maj nga ora 09:00 deri në 18:00, një pjesë e kryeqytetit do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike për shkak të punimeve të cilat janë duke i zhvilluar në rrjetin elektrik.

Zonat që do të afektohen nga këto punime janë: Velania, Rruga “Norbert Jokl”, Rezervoari, Mahalla e Muhaxherëve, Rruga “Isa Kastrati” (një pjesë), një pjesë e rrugës Enver Maloku, një pjesë e rrugës “Armend Daci”, një pjesë e banesave të vjetra, një pjesë e rrugës “Afrim Zhitia”, Kolegji “Pjetër Budi”, Bregu i Diellit – Zona lindje, Rruga “Vëllezërit Gërvalla”, Rruga “Ahmet Haxhia”, Rruga “Holger Petersen”, Rruga “Ernest Koliqi” dhe Nr.5 Kodra e Diellit (një pjesë).

Këto punime janë në kuadër të mega projektit investiv i cili ka filluar vitin e kaluar dhe që parasheh krijimin e një infrastrukture të re energjetike për kryeqytetin.

Përmes këtij investimi, që kap shifrën prej 16 milionë euro, KEDS po mundëson rritjen e kapaciteteve të linjave ekzistuese duke i shndërruar nga 10 kV në 20 kV dhe po bën krijimin e linjave alternative në daljet e nënstacioneve kryesore, nga të cilat do të përfitojnë mbi 90 mijë konsumatorë./Gazeta Sinjali/