Gjendja me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.
Vendi ynë numëron gjithsej 48.905 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, nga 172.155 persona të dyshuar.
Sa i përket vdekjeve, numri nuk është edhe aq i vogël, pasi betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur plotë 1.256 persona.
Po ashtu, numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 36.568 , pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan gjithsej 342 pacientë.
Me virusin janë duke luftuar mijëra qytetarë, ndërkohë janë plotë 11.081 raste aktive.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan 223 raste të reja, ndërsa në pesë ditët e fundit u shënuan gjithsej 1702 raste. /Gazeta Sinjali/