Gjashtë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve që janë shkaktuar gjatë muajit tetor në rrugët e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Katër nga viktimat ishin shoferë, një pasagjer dhe një tjetër këmbësor.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Organet e rendit dhe sigurisë u kanë bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes./GazetaSinjali/