Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 31 mijë e 215 raste me COVID-19 nga 123 mijë e 976 persona të testuar, njofton Gazeta Sinjali.
Ndërkaq deri më tani 860 persona kanë humbur betejën me këtë virus.
Numër ky që është çdo ditë e në rritje, pasi vetëm javën e fundit kanë vdekur 83 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 11 persona.
Kurse, numri i të shëruarve ka shkuar në 18.347, ndërsa 469 prej tyre janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 12 mijë e 8. /Gazeta Sinjali/