image U kapën me para të falsifikuara, prangosen dy të rinj në Prizren

Siguri

U kapën me para të falsifikuara, prangosen dy të rinj në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi se në dy lokale në Prizren, sot janë konfiskuar para të falsifikuara.

Bëhet fjalë për monedha 2 euroshe të cilat kohët e fundit po qarkullojnë shumë në treg.

Për këtë, Policia ka arrestuar dy 21-vjeçarë.

Në Prizren, ka ndaluar dy persona të dyshimtë B.H i lindur në vitin 2000 dhe E.K i lindur në vitin 2000.

Paratë që janë gjetur, në lokacionin e parë 44 monedha të formatit 2 euro, ndërsa në lokacionin e dytë 92 monedha po ashtu të formatit 2 euro, janë sekuestruar./GazetaSinjali/