Rastet kur rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kontejnerët që nuk zënë më vend janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve të vendit tonë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë po i shqetëson edhe banorët e fshatit Gremnik të komunës së Klinës.
Një sinjalizues, banor i këtij fshati ka dërguar disa fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihen kontejnerët e mbushura me mbeturina dhe për shkak të mungesës së hapësirës janë shpërndarë edhe në tokë.
Sipas sinjalizuesit, kompania e pastrimit në këtë komunë për tri javë nuk i kanë deponuar mbeturinat.
Sipas sinjalizuesit ky shqetësim i banorëve të këtij fshati po vazhdon për tri javë edhe pse pagesat janë kryer.
“Veç thojnë hajt se vijmë, edhe pse pagesat i kryjmë me kohë”, është shprehur sinjalizuesi.
I mllefosur nga kjo gjendje, sinjalizuesi thotë se: “Për me i marrë paratë, vijnë menjëherë”.