image Prishtinasit në hall me mbeturinat, gjendje e mjerueshme në Dardani - FOTO

Kosovë

Prishtinasit në hall me mbeturinat, gjendje e mjerueshme në Dardani – FOTO

news image

Prishtina për vite me radhë vazhdon t’i ketë mbeturinat ndër problemet kryesore të kryeqytetit, pasi shumë lagje, trotuare, rrugica e parqe të komunës vazhdojnë të përballën më keqmenaxhim të tyre. Banorët shpesh ia lënë fajin Komunës, kompanive përgjegjëse, e aq shpesh edhe qytetarëve të cilët kanë mungesë të vetëdijesimit për hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali në një gjendje të rëndë mjedisore thotë se është lagja “Dardania”, aty ku nga numri i madh i mbeturinave kontejnerët e vendosur në dispozicion më s’po janë të mjaftueshëm.

I njëjti raporton se kontejnerët nuk janë pastruar disa ditë, kështu si rrjedhojë mbeturinat janë hedhur edhe jashtë tyre.

Kundërmimi i rëndë i këtyre mbeturinave të cilat ka raste kur dhe qëndrojnë me ditë pa u larguar nga kontejnerët përkatës, vështirëson dhe rrezikon shëndetin e banorëve që jetojnë në afërsi të tyre.

Për gjendje të njëjtë, Sinjali edhe para pak ditësh ka raportuar edhe për lagjen “Lakrishtë”, ku siç njoftoi sinjalizuesi i Sinjalit, mbeturinat të cilat kishin dalë komplet nga kontejnerët, nuk ishin pastruar disa ditë me radhë.

/GazetaSinjali/