Në kuadër të hetimeve të kryera nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është arrestuar prokurori i Sarandës, Sali HASA, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, transmeton Sinjali.
Report TV raporton se është arrestuar edhe Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,.
I arrestuari tjetër është Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.
Në pranga ka përfunduar edhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për bashkëkryerjen e veprës penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”.
Të arrestuar janë edhe edhe Julian Zera dhe Emiljano Mirani, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /Gazeta Sinjali/