Mëngjesin e sotëm, banorët e komunave veriore të Kosovës, kanë gjetur disa mesazhe kërcënuese në veturat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Në disa fotografi të publikuara në Twitter, shihen disa automjete me targa të Serbisë, në pjesën e përpara të të cilave ishin vendosur targat e përkohshme të Kosovës, në të cilat shkruante “Për këto targa, ua q**** nënat”.
Persona të panjohur përmes kësaj forme kanë kërcënuar banorët e këtyre komunave që të mos i pranojnë targat e përkohshme RKS, të cilat u bënë të obligueshme me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa./Gazeta Sinjali/