Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nga sot do të realizojë fluturime të rregullta për në Suedi dhe anasjelltas.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, nga sot lidhet me qytetin e bukur Malmo/Suedi përmes Kompanisë Ajrore Europiane “Air Mediterrenean”.
Sipas ANP-së, ky destinacion ka qenë shumë i kërkuar.
“Fluturimet e rregullta janë planifikuar dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë. “Nisja nga Prishtina në ora 18:00 ndërsa nisja nga Malmo në ora 23:00”, thuhet në njoftimin e ANP-së. /GazetaSinjali/