Për herë të parë, në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.
Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK bëri të ditur se “Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova”.
Raportohet se operimi përfundoi me sukses, pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.
“Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje”, thuhet tutje në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/