image Për herë të parë, Kosova pjesë e konferencës së OKB-së për ndryshime klimatike

Sociale

Për herë të parë, Kosova pjesë e konferencës së OKB-së për ndryshime klimatike

news image

Republika e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara.

Kjo pjesëmarrje e Kosovës, e konfirmuar nga ministri Liburn Aliu, po bëhet me ftesë të qeverisë gjermane.

“Pasi që mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 Nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin” ka thënë Aliu.

Ai thotë se qëllim i Kosovës është anëtarësimi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova do të kishte mundësi të negocionte dhe të kishte qasje në fondet për ndryshime klimatike.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Aliu:

Për herë të parë do të jemi pjesëmarrës në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara.

Me ftesë të Qeverisë Gjermane dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Anna Baerbock,  do të marrim pjesë në Konferencën e Anëtarëve (COP27), me ç’rast do të zhvillojmë takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimim e Marrëveshjes së Parisit.

Pasi që mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 Nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin.

Qëllimi final i pjesëmarrjes tonë është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC), rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në fonde për ndryshime klimatike.

/GazetaSinjali/