Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Europianin 2024.
‘Dardanët’ debutuan në këtë cikël garash të shtunën e kaluar, duke nxjerrë një barazim 1-1 si mysafir ndaj Izraelit, në një paraqitje mjaft të Kosovës, ku me pak fat mund t’i kishin marrë të tre pikët.
Atë që nuk e bënë në Izrael, futbollistët dardanë do ta kërkojnë sonte në “Fadil Vokrri” kur ata përballen ndaj kombëtares së Andorrës.
Dy kombëtaret tashmë kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare:
Formacioni i Kosovës: Aro Muric; Amir Rrahmani (c), Mirlind Kryeziu, Florent Hadergjonaj, Leart Paqarada; Betim Fazliji, Valon Berisha, Bersant Celina; Arber Zeneli, Milot Rashica; Vedat Muriqi.
Formacioni i Andorrës: Alvarez; Vales, Alavedra, Rosas, Vales, Cervos, Chus Rubio, Guillen, Llovera, Marc Garcia, Jord Rubio
Dueli fillon nga ora 20:45.