image Për dy ditë u shënuan mbi një mijë raste me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Për dy ditë u shënuan mbi një mijë raste me koronavirus në Kosovë

news image

Gjendja me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendi ynë numëron gjithsej 43 mijë e 881 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, nga 155 mijë 625 persona të dyshuar.

Sa i përket vdekjeve, numri nuk është edhe aq i vogël, pasi betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur plotë një mijë e 137 persona.

Po ashtu, numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 30 mijë e 157, pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan gjithsej 727 pacientë.

Me virusin janë duke luftuar mijëra qytetarë, ndërkohë janë plotë 12 mijë e 587 raste aktive.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan 557 raste të reja, ndërsa u shënuan 17 raste të vdekjes.

Kurse, të hënën, u regjistruan 519 raste me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në një mijë e 76 persona, vetëm për 48 orë. /Gazeta Sinjali/