image Për dhjetë muaj u shqiptuan 5 mijë gjoba anti-COVID - Sinjali

Për dhjetë muaj u shqiptuan 5 mijë gjoba anti-COVID

news image

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë se nga fillimi i pandemisë ka kryer numër të madh të kontrolleve për rastet e shkeljes së rregullave anti-COVID.

Madje sipas tij, kanë shqiptuar rreth 2,800 gjoba për persona juridik dhe rreth 2,200 gjoba për persona fizik.

“Nga fillimi i periudhës së pandemisë e deri më tani me qindra mijëra kontroll që janë kryer në gjithë territorin e Kosovës dhe në të gjitha rastet kur ka pas shkelje të rregullave anti COVID, sipas vendimeve në fuqi të qeverisë gjithmonë inspektorati ka shqiptuar masa ndëshkimore për të parandaluar përsëritjen e shkeljes. Vetëm gjatë këtij viti që nga janari e deri në tetor janë shqiptuar rreth 2,800 gjoba për persona juridik, dhe janë shqiptuar rreth 2,200 gjoba për persona fizik. Të gjitha këto janë të shqiptuar nga Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”.

“Puna e Policisë dhe Inspektoratit ka bërë që gjatë gjithë kohës ne ta kemi situatën nën kontrolle dhe tani jemi vendi lider që prijmë me numër të pakët të rasteve pozitive me COVID-19, dhe kjo vjen krejt si pasojë e respektimit të masave nga vetë qytetarët në radhë të parë, por edhe në mbikëqyrje efektive që është duke u bë nga ne dhe Policia e Kosovës”, ka thënë Thaçi për EO.

Ai ka bërë të ditur se kanë përgatitur planet për kontrolle gjatë festave të fundvitit. Madje Thaçi ka shtuar se nuk do të kursejnë askënd që bënë shkelje të masave anti COVID./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin