image Për çka i dëbon Zvicra qytetarët dhe a po i kursen së fundmi?

Evropë

Për çka i dëbon Zvicra qytetarët dhe a po i kursen së fundmi?

news image

Zvicra njihet për dëbimet e shumta ndaj të huajve që shkelin ligjet e saj, edhe në rast se ndonjëri sosh ka marrë nënshtetësinë e saj. Megjithatë, shifrat e fundit flasin se dëbimet duhet të jenë dyfish më shumë.

Sipas statistikës së dënimeve, vitin e fundit janë dëbuar 1895 persona, që përbën rreth 49 për qind të personave që është dashur të dëbohen në bazë të katalogut të dëbimit. Në vitin 2020, u dëbuan 2012 persona, kurse në 2019 plot 2118 persona.

Më konkretisht, sipas katalogut të dëbimeve, një i huaj që kryen vrasje në tentativë, vjedhje të dhunshme, pedofili dënohet me dëbim nga shteti për pesë deri 15 vjet. Në 41 për qind të rasteve, të dënuarit e tillë qëndrojnë përsëri në Zvicër. Gjykatësi mund të shmang dëbimin në rast se te dorasi sheh kushte të vështira personale, shkruan 20min.ch

35 përqind të vjedhësve shpëtojnë nga dëbimi

Gati më së shumti që përfitojnë nga vështirësitë personale dhe mbesin akoma për të jetuar në Zvicër, janë vjedhësit, ku 35 përqind e tyre nuk jane dëbuar. Gjykata zakonisht vendos në favor të mosdëbimit, ndaj të dënuarve që kanë lindur dhe janë rritur në Zvicër.

Por në rast kur bëhet fjalë për “vrasje e mbetur në tentativë”, 88.6 përqind e tyre janë dëbuar; për palgosje të rëndë 47 përqind; për pronografi të dënuar 9 përqind, kurse ndaj akteve seksuale që përfshijnë fëmijët përqindje e dëbimit është 34.

Vetëm te rastet e vrasjes nuk ka kurrëfarë “mëshire” dhe dëbimi ndodh në 100 përqind.

/GazetaSinjali/