Kosova sot feston 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me këtë rast, kulla e Atakules në Ankara është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së #Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të #Kosovës. Faleminderit Atakule!”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta Sinjali/