image Për 0.04% të votave, LDK s’e fiton këtë komunë

Për 0.04% të votave, LDK s’e fiton këtë komunë

news image

Komuna e Fushë Kosovës do të shkojë në balotazh, ku për të parin e komunës do të ‘luftojnë’ Burim Berisha nga LDK-ja dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja, shkruan Gazeta Sinjali.

Kandidati i LDK-së ka arritur të marrë 49,96% të votave të pamjaftueshme që ta fitojë komunën në raundin e parë.

Burim Berishës së LDK-së i janë dashur vetëm edhe 0.04% të votave për ta përmbyllur garën.

Në balotazh do të shkojë, Burim Berisha i LDK-së me Enver Bajçincën e Vetëvendosjes.

/Gazeta Sinjali/