Sot është pensionuar drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Sadete Hadri, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook. –
Ahmeti me këtë rast i ka ndarë mirënjohje Hadrit për kontributin e saj gjatë këtyre viteve në shëndetin parësor.
“Të falenderojmë për kontributin si Drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por edhe të gjithë punën e përkushtim gjatë viteve të shërbimit në shëndetin parësor. Të dëshirojmë shëndet e gjithë të mirat edhe për shumë vite! Urime pensionimi doktoresha Sadete Hadri”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/