image Pensionistët të pakënaqur me shtesat prej 100 eurove: Kjo është hajgare

Sociale

Pensionistët të pakënaqur me shtesat prej 100 eurove: Kjo është hajgare

news image

Ndarja e shtesave prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës për pensionistët në vend, po shihet më shumë se është bërë për poena politike.

Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale.

Disa nga pensionistët në Prishtinë po e shohin si mashtrim dhe hajgare ndarjen e kësaj shume.

Tahir Aziri tha për EO se kjo shumë e ndarë është për blerje votash.

“Këto janë kurrgjë hiç, kanë luajt me neve sikur me fëmijët kur ia blen një çokollatë apo diçka, kanë deshtë me i ble votat këtë muaj. Ma mirë u kanë me na vazhdua ka 10 a ka 15 për muajt e tjerë. Kjo është hajgare se di çka me thanë ma shumë”, tha ai.

Arsim Canolli tha se pensionistëve është dashur që jo vetëm një muaj por gjithmonë të ketë ndarje, duke e cilësuar si kategori e përbuzur dhe e mashtruar si në këtë rast.

“Janë kategoria më e përbuzur që nga paslufta. Çka me bë me 180 euro, të ishin për gjithë kisha thanë, por kjo është një shumë simbolike vetëm sa me i mashtrua”, tha ai.

E ka edhe prej tyre që nuk do ta marrin këtë shumë prej 100 euro, si shenjë revolte.

Xhemajl Duraku tha se nuk i merr ato para pasi janë për “sadaka” dhe jo për pensionistë./GazetaSinjali/