image Penalltia e vonshme ia jep Barcelonës tre pikë

Futboll

Penalltia e vonshme ia jep Barcelonës tre pikë

news image

Penalltia e diskutueshme e vonuar e Memphis Depay siguroi që Barcelona të shmangte një pengesë në ndjekjen e saj për Ligën e Kampionëve, pasi mposhtën Elchen 2-1.

Blaugranët kanë qenë në formë mbresëlënëse që nga humbja e tyre 3-2 nga Athletic Bilbao në Copa del Rey më 20 janar, për të cilën ata u hakmorrën me një fitore 4-0 në ligë herën e fundit.

Elche kaloi në epërsi në minutën e 44-të përmes Fidelit, por Ferran Torres i dha fund pritjes së tij të shumëpërfolur për një gol në ligë në min e 60′ përpara se Depay të shpërthente me forcë nga 12 metra, pasi VAR-i vlerësoi se ishte penalti.

Barcelona ka 48 pikë në pozitën e 3-të dhe kësisoj vazhdon përpjekjet për të siguruar një vend që ua siguron garën e Ligës së Kampionëve , ndërsa Elche gjindet në poziten e 14-të me 29 pikë.

/GazetaSinjaliSporti/