image Pejë: Për herë të dytë brenda natës, taksisti dënohet me 200 euro gjobë pasi u kap duke punuar pas orës 19:00

Kosovë

Pejë: Për herë të dytë brenda natës, taksisti dënohet me 200 euro gjobë pasi u kap duke punuar pas orës 19:00

news image

Për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që lëvizja e qytetarëve në Komunën e Pejës të ndalohet nga ora 19:00 deri në orën 05:00. Por, në të njëjtin vendim pika e nëntë thotë se “Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes”. 

Por, përkundër këtij vendimi, Policia në Pejë sonte për të dytën herë ka gjobitur me 200 euro taksistin e një kompanie, pasi i njëjti në të dyja rastet ishte hasur duke punuar gjatë orës policore, shkruan Gazeta Sinjali.

Menaxheri i kompanisë në fjalë për Gazetën Sinjali ka thënë se taksisti i cili u gjobit me nga 200 euro, në të dyja rastet ka pasur vetëm një pasagjer ulur mbrapa dhe se policia është arsyetuar për shqiptimin e gjobës se i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes pas orës 19:00.

Nga kjo kompani sonte është gjobitur edhe një taksist tjetër, me po të njëjtin arsyetim nga policia.

Kujtojmë se, Komuna e Pejës bashkë me nëntë komuna të tjera bëjnë pjesë në zonën e kuqe (komuna me rrezik të lartë nga përhapja e infeksionit). Në linkun e mëposhtëm mund t’i gjeni të gjitha masat antiCOVID të cilat vlejnë për këtë komunë. /Gazeta Sinjali/