image Pejani shkon i dehur në stacion të Policisë, fyen e kërcënon zyrtarin policor
[wp-story id="814678"]

Siguri

Pejani shkon i dehur në stacion të Policisë, fyen e kërcënon zyrtarin policor

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me fyerje e ofendime nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Pejë, ku një qytetar ka shkuar i dehur në stacionin e Policisë dhe ka kërcënuar një zyrtar policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 36-vjeçari ka fyer policin dhe të njëjtin e ka penguar që të kryejë detyrat e tij zyrtare.

I dyshuari është arrestuar dhe i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’. Po ashtu ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/