image Pejani kapet mat me substanca narkotike, policia ia gjen drogën në xhep të xhaketës

Siguri

Pejani kapet mat me substanca narkotike, policia ia gjen drogën në xhep të xhaketës

news image

Ditëve të fundit është rritur numri i personave që kanë rënë në prangat e Policise për shkak se kanë poseduar substanca të ndryshme narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Pejës, ku Policia ka ndaluar dhe e ka kontrolluar një person, të cilit i është gjetur një sasi e narkotikëve, e llojit marihuanë, në xhepin e xhaketës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/