image Peja mposht Bashkimin, përforcon pozitën e parë

Basketboll

Peja mposht Bashkimin, përforcon pozitën e parë

news image

Peja ka vazhduar me fitore, duke mundur kësaj radhe Bashkimin me rezultat 71:66 (22:16, 18:16, 17:14, 14:20), në xhiron e 13-të në Prince Caffe Superligë.

Për verdhezinjtë ishte fitorja e dhjetë, ndërsa kanë edhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen me një seri prej 12:1, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi edhe pse me kalimin u zvogëlua paksa, ndërsa kjo pjesë përfundon 22:16. Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe shpejt u rikthyen, duke ngushtuar shifrat në 26:24, kurse në fund të periudhës së dytë mysafirët sërish u shkëputën, duke shkuar në pushim me shifrat 40:32.

Lojë interesante ishte edhe në periodën e tretë, me vendasit që shkëputeshin në epërsi e mysafirët që afruan shifrat në 49:46, por verdhezinjtë në fund të kësaj pjese ishin më të mirë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:46. Portokallezinjtë sërish u rikthyen në dhjetë e minutat e fundit, ku barazuan shifrat në 60:60 dhe lojë e barabartë u zhvillua deri në fund, ku pejanët ishin më të vëmendshëm dhe fituan 71:66.

Te Peja më të mirët ishin Brad Waldow me dhjetë pikë e 11 kërcime dhe Arti Hajdari me 15 pikë e katër kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Fahro Alihoxhiq me 17 pikë e tetë kërcime.

/GazetaSinjaliSport/