image Përleshja mes tifozëve në "Karagaçi", shqiptohen dënime të ashpra për Pejën e Trepçën - Sinjali

Përleshja mes tifozëve në “Karagaçi”, shqiptohen dënime të ashpra për Pejën e Trepçën

news image

KB Peja dhe KB Trepça janë dënuar ashpër nga FBK pas incidentit në parket në sfidën e tretë gjysmëfinale të luajtur të dielën.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Mitrovicë, sfida e tretë u bart në Karagaçi të Pejës, megjithatë kjo sfidë pati tensione të mëdha.

Dy tifo-grupet tashmë kanë prishur raportet e tyre dhe të dielën ka pasur dhunë në parket, madje u sulmua edhe një basketbollist i Trepçës.

Këto nuk i kanë ikur Federatës së Basketbollit të Kosovës, e cila ka shqiptuar gjoba të ashpra, në veçanti për klubin pejan.

KB Peja është dënuar me 7 mijë euro dhe dy ndeshje pa shikues, ndërsa KB Trepça është dënuar me 1,500 euro.

Ndeshja e katërt e play-off do të zhvillohet të enjten në Pejë dhe sipas vendimeve nga FBK-ja “Karagaçi” do të jetë pa shikues.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: