image Peja mposht Trepçën në Minatori, Purvis heroi i pejanëve

Basketboll

Peja mposht Trepçën në Minatori, Purvis heroi i pejanëve

news image

Peja ka fituar derbin e javës së 12-të, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 68:71 (18:22, 11:17, 14:15, 25:17).

Ndeshja në Mitrovicë ishte interesante, ku pejanët kishin epërsi deri në 15 pikë, por më pas u rikthyen mitrovicasit, megjithatë hero ishte Rodney Purvis me tre pikësh në sekondat e fundit.

Te Trepça u dalluan Ken Brown me 21 pikë dhe Drilon Hajrizi me 16, ndërsa te Peja më i miri ishte Brad Waldow me 22 pikë e 16 kërcime, kurse Purvis e ndihmoi me 14 pikë.

Mitrovicasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët nëntë fitore e dy humbje.

/GazetaSinjaliSport/