image Drejtori i KB Pejës thotë se klubi pejan nuk do të luajë sfidën e katërt gjysmëfinale ndaj KB Trepçës

Basketboll

Drejtori i KB Pejës thotë se klubi pejan nuk do të luajë sfidën e katërt gjysmëfinale ndaj KB Trepçës

news image

Drejtori i KB Pejës, Arbër Elshani ka hedhur dyshime në zhvillimin e sfidës së katërt gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës.

Përmes një statusi në Facebook, Elshani ka theksuar se pothuajse është zyrtare që ndeshja e paraparë të zhvillohej të enjten, nuk do të luhet.

“Tashmë është pothuajse zyrtare. Ne nuk do të luajmë të enjten. Konsekuencat do të ju tregojmë më vonë. Të gjitha të argumentuara!”, ka shkruajtur ai.

Ky reagim vjen pasi FBK e dënoi KB Pejën me 7 mijë euro dhe me dy ndeshje pa shikues.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me fatin e këtij takimi të radhës.

/GazetaSinjaliSport/