Qyteti ukrainas, Mariupol, ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga Rusia, për shkak të pozitës gjeografike.
Sipas një raporti të lëshuar nga Human Rights Watch, qyteti i Mariupolit u përshkrua si një “peizazh ferri i mbushur me trupa të vdekur e ndërtesa të shkatërruara”, shkruan BBC.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se rreth 100 mijë njerëz janë të bllokuar atje në kushte, siç i quajti ai, çnjerëzore.
Zelensky tha se banorët janë pa ushqim, pa ujë, pa ilaç dhe nën bombardime të vazhdueshme, teksa shtoi se të martën rreth 7 mijë njerëz arritën të arratiseshin nga qyteti.