image Edhe një punëtor lëndohet në vendin e punës, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK - Sinjali

Edhe një punëtor lëndohet në vendin e punës, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndodhur edhe një rast tjetër, ku punëtori është lënduar në vendin e tij të punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:10 në fshatin Kobaj të Prizrenit ku një person është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe ka marrë lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe raportohet se gjendja e tij është e rëndë.

Ndërkohë, në polici rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin