image Hyseni: LDK-në në Podujevë e gjeta në gjendje të mjerë - Sinjali

Hyseni: LDK-në në Podujevë e gjeta në gjendje të mjerë

news image

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë Ekrem Hyseni, ka thënë se do fillojë krijimin e strukturave të reja në parti.

Derisa, ka thënë se LDK-në në Llap e ka gjetur shumë keq, e kjo ka ndodh si shkak i largimit të ish- kryetarit Agim Veliu, nga kryetari i komunës drejt qeverisë.

Madje, sipas Hysenit, Veliu nuk ka pranuar që të kandidojë për zgjedhjet lokale të tetorit, ndonëse i është kërkuar, raporton KlanKlosova.

Agim Veliu nuk është pajtuar me zgjedhjen e Hysenit, meqë e konsideron kontrabandim që është mundësuar edhe nga Lumir Abdixhiku.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin