image Të shtëna me armë zjarri te “Ujëvara e Mirushës”, plagosen dy vëllezër

Siguri

Të shtëna me armë zjarri te “Ujëvara e Mirushës”, plagosen dy vëllezër

news image

Sonte, rreth orës 20:40 ka pasur të shtëna me armë zjarri te “Ujëvara e Mirushës” në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se nga gjuajtja me armë zjarri dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për këtë tentim vrasje është identifikuar nga Policia.

Njëri nga vëllezërit e plagosur sipas të njëjtave burime është në gjendje të rëndë.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/