Roma pret Lazio në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A, që njihet ndryshe si “Derbi i Romës”, transmeton Sinjali Sport.
Kjo përballje njihet si e zjarrtë në Itali, ku shpesh sjell spektakël, për shkak që të dy skuadrat janë nga i njëjti qytet dhe luajnë të njëjtin stadium.
“Giallorossi” është duke e mposhtur rivalin nga qyteti me rezultat të pastër 2-0.
Spanjolli Pedro Rodriguez realizoi golin e dytë në këtë përballje.
Pedro pic.twitter.com/yMr4FkSKKI
— Mourinistas Fan (@MourinhoNews77) May 15, 2021
Në minutën e 43 skuadra e Romës kaloi në epërsi me golin e armenit Henrikh Mkhitaryan.
Të dy skuadrat luajnë për një vend në Evropë, ndërsa ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë. /Gazeta Sinjali Sporti/